Është e papranueshme që një përfaqësues studentor, i cili angazhohet për të drejtat e studentëve shqiptarë, të përballet me trajtime të tilla pa transparencë institucionale. Ky rast ngre dyshime serioze për presion ndaj zërit kritik studentor.
Kërkojmë nga Ministria e Punëve të Brendshme të sqarojë menjëherë kush e ka urdhëruar këtë kontroll, mbi çfarë baze ligjore është ndërmarrë dhe nëse ekziston ndonjë lidhje me angazhimin publik të Sejdiut.
Studentët nuk janë armiq të shtetit dhe institucionet nuk guxojnë të përdoren për t’i frikësuar ata!
Aleanca për Shqiptarët qëndron fuqishëm në mbështetje të studentëve dhe kërkesave të tyre legjitime. Çdo përpjekje për të heshtur zërin e tyre duhet të marrë përgjigje të qartë institucionale dhe politike.


