Arkin Jahiji mesazh Bervenivës: Bashkimi dhe uniteti janë vlera që duhet t’i ruajmë çdo ditë!

Kryetari i komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji përmes një postimi në proflin e tij pak ditë pas fitores dhe konfirmimit të tij si kryetar komune ka shkruar se “Bashkimi dhe uniteti janë vlera që duhet t’i ruajmë çdo ditë!”, duke shënuar më tej se “Jeta na mëson se dallimet nuk duhet të na ndajnë, por të na bëjnë më të fortë”, shkruan Top24

Bashkimi dhe uniteti janë vlera që duhet t’i ruajmë çdo ditë! ❤️
Jeta na mëson se dallimet nuk duhet të na ndajnë, por të na bëjnë më të fortë. Pas çdo sfide, rëndësi ka të dimë të afrohemi, të respektojmë njëri-tjetrin dhe të gjejmë gjuhën e përbashkët.
Le të mbizotërojnë mirëkuptimi, respekti dhe solidariteti. Sepse familjet tona, fëmijët tanë dhe e ardhmja jonë kanë nevojë për bashkim, jo për ndarje.
Kur jemi bashkë, jemi më të fortë!
Zoti na dhëntë paqe, mirësi dhe harmoni në çdo familje.
🤲 Xhuma e bekuar!