Një aksident hekurudhor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Pragë të Çekisë, ku dy trena janë përplasur me njëri-tjetrin, duke shkaktuar dhjetëra të plagosur, sipas raportimeve paraprake.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, në një urë hekurudhore mbi rrugën Seifertova, pranë stacionit kryesor të trenit në kryeqytetin çek.
Pas aksidentit, në vendngjarje janë mobilizuar të gjitha shërbimet e emergjencës, përfshirë ekipet e shpëtimit dhe personelin mjekësor, të cilët po punojnë për t’u ardhur në ndihmë të plagosurve.
Policia lokale ka konfirmuar përplasjen, ndërsa autoritetet vijojnë ndërhyrjen në terren. Deri më tani, nuk ka një informacion zyrtar për shkaqet që çuan në aksident, ndërsa as numri i saktë i personave të lënduar nuk është bërë ende i ditur.
Pritet që në orët në vijim të ketë më shumë detaje mbi rrethanat e ngjarjes dhe gjendjen e të plagosurve.


