Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, përmes një postimi në profilin e tij ka bërë thirrje për të gjithë të interesuarit që të shfrytëzojnë mundësinë për të vazhduar studimet në ciklin e dytë në Akademinë Ushtarake „Gjeneral Mihailo Apostolski”, shkruan Top24
Përmes një postimi, Shabani ka promovuar konkursin e hapur nga Akademia Ushtarake, duke theksuar rëndësinë e investimit në dije, avancimit profesional dhe krijimit të perspektivave të reja për të ardhmen.
Ai ka ftuar kandidatët e interesuar që të informohen për kushtet dhe kriteret e konkursit, si dhe të aplikojnë për të qenë pjesë e këtij programi studimor.
„Mos e prit mundësinë – bëhu pjesë e saj!”, është mesazhi i zëvendësministrit Shabani drejtuar të gjithë atyre që synojnë të zgjerojnë njohuritë dhe të avancojnë në aspektin profesional.
Konkursi për regjistrimin e studentëve në ciklin e dytë të studimeve paraqet një mundësi të rëndësishme për zhvillim akademik dhe profesional në fushën përkatëse.


