Njësia Mobile e MPB-së, me automjet policor ‘gjurmues’, zbuloi një shofer që drejtonte një “Rolls-Royce” me shpejtësi prej 194 km/h në autostradën Gostivar – Tetovë ku shpejtësia e lejuar ishte 80 kilometra në orë’’, njoftoi MPB.
”Sot (23.10.2026), në orën 12:05, në autostradën Gostivar – Tetovë, nëpunës policorë nga Njësia Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor pranë Sektorit për Çështje të Trafikut, me një automjet të posaçëm policor – gjurmues, regjistruan një automjet udhëtarësh të markës “Rolls-Royce”, me targa të Tetovës, i cili lëvizte me shpejtësi prej 194 kilometrash në orë, në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë”, informon MPB
Shoferi i automjetit me iniciale B.M, i moshës 44 vjeçare nga Gostivari është privuar nga liria për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “drejtim i pakujdesshëm i automjetit”, të parashikuar në nenin 297-a të Kodit Penal.


