Vozitësi i dehur hyn në drejtim të kundërt në rrugën Gostivar-Tetovë

Më 28.10.2026, pas një denoncimi të mëparshëm se në rrugën Gostivar – Tetovë një automjet pasagjerësh “Shkoda” me targa regjistrimi nga Tetova po lëvizte në drejtim të kundërt, u morën masa dhe në stacionin e pagesës Tetovë oficerët e policisë ndaluan automjetin. Pas kontrolleve të kryera u konstatua se shoferi B.O. (33) nga fshati Dobroshtë ishte nën ndikimin e alkoolit, përkatësisht iu matën 2,06 promilë alkool në gjak, pas së cilës u privua nga liria. Oficerët e policisë privuan nga liria edhe bashkëudhëtarët e tij A.J. (27) nga fshati Nerashtë dhe N.A. (38) nga fshati Dobroshtë, sepse u sollën në mënyrë agresive dhe të pasjellshme ndaj oficerëve të policisë që po kryenin veprime zyrtare.