Valbon Limani në Forumin e Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”: Komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë!

Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani ishte pjesë e forumit të Karrierës ’26 – “NextGen CareerUp”, të organizuar nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike (Institute for Leadership and Public Policy – ILPP), ku diskutuan për zhvillimin profesional të të rinjve dhe rolin e institucioneve në krijimin e mundësive për ndërtimin e karrierës së tyre në vend, shkruan Top24

Limani theksoi se komuna e Gostivarit mbetet e përkushtuar ndaj fuqizimit të rinisë. Në këtë drejtim, kemi hartuar Strategjinë Rinore, kemi themeluar Këshillin Rinor Lokal, si dhe kemi krijuar hapësira mbështetëse si iCAN, Co-Work dhe YCC. Që nga themelimi i tyre, vetëm Qendra Rinore iCAN ka pritur mbi 22.000 vizitorë, ndërsa në bashkëpunim me Komunën dhe Zyrtarët për të Rinj, janë realizuar mbi 15 projekte dhe 80 aktivitete rinore.

“Besoj se duke investuar te të rinjtë, ndërtojmë të ardhmen e Gostivarit.
Falënderoj Institutin për Lidership dhe Politika Publike, Ambasadën e Mbretërisë së Holandës dhe të gjithë partnerët për mbështetjen e kësaj iniciative të rëndësishme!”, shprehet Limani.