Studentët në Beograd fshinë grafitet fyese ndaj shqiptarëve

Studentët në Serbi nisin pastrimin e hapësirave publike pas fitores në zgjedhje, ndërsa përgatiten të formojnë qeverinë e re. Lëvizja, e cila sipas rezultateve paraprake ka marrë mbi 52 për qind të votave, pritet t’i japë fund 14 viteve të qeverisjes së Partisë Progresive Serbe (SNS) të Aleksandar Vuçiqit.

Të hënën, studentë dhe qytetarë pastruan një park pranë Presidencës në Beograd, ku për më shumë se një vit ishte vendosur një kamp i mbështetësve të qeverisë. Aksione pastrimi u zhvilluan edhe në pjesë të tjera të qytetit, ku u hoqën mbishkrime me përmbajtje politike dhe fyese.

Lëvizja pritet të presë certifikimin e rezultateve përfundimtare dhe konstituimin e parlamentit para formimit të qeverisë së re.