Samet Bislimi: Ditë e natë në terren për një Tetovë më të pastër dhe më të gjelbër

Puna për mirëmbajtjen dhe përmirësimin e hapësirave publike në Tetovë po vazhdon me intensitet. Drejtori i NPK-së, Samet Bislimi, ka bërë të ditur se ekipet janë të angazhuara çdo ditë në terren për pastrimin dhe larjen e rrugëve, si dhe për largimin e drunjve të dëmtuar dhe zëvendësimin e tyre me të rinj. 🌿

Angazhimi i ekipeve zhvillohet gjatë gjithë ditës, me qëllim që rrugët dhe hapësirat publike të jenë më të pastra, më të sigurta dhe më të mirëmbajtura.

“Ditë e natë, në terren dhe pranë qytetarëve”, mbetet mesazhi i këtij angazhimi për një Tetovë më të pastër, më të gjelbër dhe më të mirë për të gjithë. 💚