Cristiano Ronaldo nuk e ka përjashtuar mundësinë e rikthimit te Përfaqësuesja e Portugalisë, por raportohet se ka vendosur një kusht për rikthimin.
Ylli portugez, sipas raportimeve, nuk dëshiron të rikthehet në përfaqësuese përderisa Jorge Jesus është në krye të ekipit kombëtar.
Sipas mediumeve portugeze, 41-vjeçari Ronaldo është i pakënaqur me situatën e krijuar pas vendimeve të trajnerit Jesus gjatë grumbullimit të fundit të Portugalisë.
Sulmuesi i Al-Nassrit kishte probleme me Jesusin dhe, si pasojë, vendosi të largohej nga grumbullimi i Përfaqësueses së Portugalisë.
Jesus, ndërkohë, ka deklaruar se Ronaldo është i mirëpritur të rikthehet në përfaqësuese.


