​Rënia e Vuçiqit, Deputeti i AfD-së thotë se e djathta duhet të riorganizohet: Humbëm edhe Serbinë

Deputeti gjerman i partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD), Maximilian Krah, ka reaguar pas humbjes së Aleksandër Vuçiqit në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.

Në një postim në platformën X, ai ka shkruar se e djathta duhet të riorganizohet.

“Nuk është një ditë e mirë. Pas Hungarisë, kemi humbur edhe Serbinë”, ka shkruar Krah.

Sipas tij, qasja e deritanishme nuk mjafton për t’i bindur votuesit.