Real Madrid, Vinicius humbet ‘El Clasico’, dënohet me 4 ndeshje pezullim

Komisioni i Disiplinës së Federatës Spanjolle të Futbollit nuk toleroi aspak Vinicius Junior dhe e dënoi me 4 ndeshje pezullim pas kartonit të kuq direkt të marrë në ndeshjen me Villarrealin për tërheqjen prej flokësh të Saliba.

Në këtë mënyrë konfirmohet se Vinicius do të humbasë El Clasicon e 25 tetorit me Barcelonën, ndërkohë që do të mungojë edhe në ndeshjet me Sevillan, Racing Santander dhe Valencian dhe do të kthehet të luajë në La Liga pas pauzës për ndeshjet e kombëtareve të muajit nëntor.