Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini janë të interesuar për transferimin e sulmuesit të Manchester Cityt, Rayan Cherki.
Sipas Caught Offside, dy gjigantët evropianë po e monitorojnë situatën e futbollistit francez, i cili vlerësohet rreth 90 milionë euro.
Manchester City dëshiron ta mbajë 23-vjeçarin dhe do të shqyrtonte vetëm një ofertë të jashtëzakonshme për ta lënë të largohet.
Për Cherkin interesim kanë shprehur edhe Liverpooli, Arsenali, Chelsea dhe Bayern Munichu.
Francezi ka kontratë me Manchester Cityn deri në vitin 2030.


