Alexander Dugin, një prej figurave më të njohura të nacionalizmit rus, ka komentuar protestat në Shqipëri, duke shkruar se shqiptarët “po zgjohen” dhe “po tregojnë ngjyrat e tyre”.
Reagimi i tij vjen në një moment kur protestat në Shqipëri janë bëre të dhunshme gjatë ditëve të fundit.
Alexander Dugin, një prej figurave më të njohura të nacionalizmit rus, ka komentuar protestat në Shqipëri:
“Tani shqiptarët po tregojnë ngjyrat e tyre të vërteta. Ky komb u ndërtua nga të krishterët ortodoksë (prifti ortodoks Fan Noli), ndërsa Islami i tyre është sufist dhe mistik.
Meqë ra fjala, ata janë indoevropianë. Një popull shumë interesant dhe i guximshëm. Tani po zgjohen.”
Alexander Dugin është një filozof dhe ideolog ultranacionalist rus, i njohur për teorinë e tij euroaziatike dhe për qëndrimet e forta kundër Perëndimit. Në librin e tij “The Foundations of Geopolitics”, botuar në vitin 1997, ai argumentonte për rindërtimin e ndikimit rus përmes aleancave, aneksimeve dhe dobësimit të rendit perëndimor. Për këtë arsye ai është përshkruar shpesh si “truri i Putinit” ose “Rasputini i Putinit”, me një ndikim të konsiderueshëm në vendimmarrjen e Presidentit rus.



