Propozohet zgjatja e gjendjes së krizës për naftën

Komisioni kuvendor për Mbrojtje dhe Siguri e dërgon për procedurë të mëtejshme në Kuvend propozim-vendimin për ndryshimin e vendimit për miratimin e zgjatjes së afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës, për shkak të mundësisë së paraqitjes së çrregullimeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës në territorin e shtetit.

Në seancën e sotme të Komisionit shpjegim dha ministri Vlado Misajlovski.

“Bëhet fjalë për ndryshimin e vendimit për miratimin e zgjatjes së afatit të ekzistimit të gjendjes së krizës, për shkak të mundësisë së paraqitjes së çrregullimeve në furnizimin me naftë dhe derivate të naftës në të gjithë territorin e vendit. Në fakt, me këtë vendim, fjalët deri më 20 tetor 2026”zëvendësohen me fjalët deri më 20 prill 2027”,  sqaroi ministri.