Punonjësit e Policisë së Shtetit gjatë protestës së ditës së sotme janë përballur me akte të vazhdueshme dhune, të cilat rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e qytetarëve.
Policia e Shtetit përmes një deklarate për media u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në protestë të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm, të cilët sulmojnë punonjësit e policisë dhe institucionet, si dhe dëmtojnë pronën publike e private.
Në njoftim, policia u bën thirrje qytetarëve të shmangin zonat ku po ushtrohen akte dhune dhe të mos bëhen pjesë e veprimeve që cenojnë rendin dhe sigurinë publike, raporton KosovaPress.
“E drejta për të protestuar në mënyrë paqësore është e garantuar me ligj. Dhuna, sulmet ndaj punonjësve të Policisë dhe dëmtimi i pronës publike e private janë të papranueshme dhe ndëshkohen me ligj.


