Teksa sot pritet të nisë protesta e 4 e studentëve, duket se policia ka marrë masa. Në një lidhje live për News24, gazetarja Xhensila Kodra raportoi se zona para Kryeministrisë, është nën masa të rrepta sigurie.
Në këtë zonë, një grup i posaçmen, Forcat Shqiponja, mbizotërojnë qëndrojnë në të dyja anët e godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë në portën hyrëse të godinës, qëndrojnë patrulla policie, ndërsa dyert kryesore të godinës janë të mbyllura me pjesë metalike.


