Pas qetësisë, sërish shpërthen dhuna, policia nga të gjitha anët ndjek protestuesit

Pas një qetësie prej disa orëve, sërish është rikthyer dhuna rrugëve të Tiranës, ku policia me forca speciale dhe autobotë e furgonë po ndjek protestuesit.

Situata është tensionuar përpara godinës së Kryeministrisë, ku gjatë protestës së të rinjve kanë nisur hedhjet e molotovëve dhe gurëve në drejtim të institucionit.

Forcat e policisë kanë reaguar duke përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën dhe për të vënë situatën nën kontroll.

Situata tani është e tensionuar dhe policia po ndjek protestuesit duke ushtruar dhunë dhe duke tentuar shpërndarjen e tyre.