Më 06.10.2026 në orën 10:30 në SPB Tetovë, R.S.(38) nga fshati Tenovë i Tetovës, ka raportuar se rreth orës 09:30, pas përfundimit të një seance gjyqësore në Gjykatën Themelore në Tetovë, në korridor dhe në hapësirën e parkimit para gjykatës, është sulmuar fizikisht nga N.S.(61), D.S.(26) dhe F.S.(56) nga fshati Sellarci e Epërme e Tetovës dhe A.J.(33) nga fshati Xhepçisht i Tetovës, me ç’rast i kanë shkaktuar lëndime trupore dhe i kanë dëmtuar një pjesë të sendeve personale. Më pas, në orën 11:20, personat janë paraqitur vetë në stacionin policor, me ç’rast me ta janë zhvilluar biseda zyrtare. Pas dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.


