Më 02.10.2026, në orën 17:40, në territorin e fshatit Golozincë, Komuna e Çashkës, zyrtarët policorë nga Njësia Policore e Çashkës e kanë privuar nga liria S.A. (35) nga fshati Melnicë, Komuna e Çashkës.
Në vendin e quajtur „Melnichka Reka“ është ndaluar një traktor „Ford“, pa targa regjistrimi, me rimorkio, i drejtuar nga S.A., ndërsa pasagjer ishte një i mitur 17-vjeçar nga Melnica. Në traktor dhe rimorkio ishin ngarkuar dru zjarri pa vulë dhe shenjë identifikuese, si dhe pa dokumentacionin përkatës.
Pas kontrollit të terrenit, në vendin ku ishte kryer prerja e paligjshme e pyjeve, është gjetur edhe një sasi shtesë e druve të prera në mënyrë të kundërligjshme.
Gjithashtu, pas kontrolleve të kryera, është konstatuar se S.A. e drejtonte traktorin pa poseduar patentë shoferi.
Me urdhër të prokurorit publik, traktori dhe drutë janë konfiskuar dhe i janë dorëzuar Policisë Pyjore për procedurë të mëtejshme.
S.A. është dërguar në stacionin policor dhe, pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, ndaj tij do të parashtrohen kallëzimet përkatëse.


