Nga nesër pasdite priten reshje shiu.
Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), nga nesër pasdite dhe gjatë ditëve në vijim moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe reshje shiu.
Të enjten priten reshje të rrëmbyeshme dhe më të dendura, të shoqëruara herë pas here me bubullima.
Deri të enjten, në zonat e luginave do të ketë kushte për mjegull të mëngjesit dhe vranësira të ulëta. Ndërkaq, të premten do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi veriperëndimor.


