Nesër pa energji elektrike disa vendbanime në Tetovë, Zhelinë dhe Bërvenicë-Ja ku janë paralajmëruar ndërprerjet

Disa vendbanime në rajonin e Tetovës do të përballen nesër, të martën, më 20 tetor 2026, me ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike.

Sipas njoftimit, nga ora 08:30 deri në 09:15, pa energji elektrike do të mbeten një pjesë e lagjes Dëreboj, Poroj, Xhepçisht, lagjja Fuştanska, Falishtë, Strimnicë, Dëbërcë, Leshnicë e Poshtme, Leshnicë e Epërme, Llërcë, Çiflik dhe një pjesë e Zhelinës, pranë shkollës.

Ndërkaq, nga ora 08:45 deri në 10:30, ndërprerje të energjisë elektrike janë paralajmëruar në Gajre dhe Lisec, si dhe në të gjitha objektet në Kodrën e Diellit dhe hidrocentralet e vogla.

Nga ora 09:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të jetë edhe një pjesë e Çellopekut të Poshtëm.

Në të njëjtin interval kohor, nga ora 09:00 deri në 14:00, ndërprerje do të ketë edhe në një pjesë të Bërvenicës, në objektet që ndodhen pranë restorantit “Elektra”.