Ndërprerje të planifikuara të furnizimit me energji elektrike janë paralajmëruar për nesër, të mërkurën, më 14 tetor 2026, në disa vendbanime të rajonit të Tetovës.
Sipas orarit të publikuar, i gjithë fshati Dobrosht, në Komunën e Tearcës, do të mbetet pa energji elektrike nga ora 09:00 deri në orën 14:00.
Në Zhelinë, ndërprerja do të zgjasë nga ora 09:00 deri në orën 14:00, ndërsa një pjesë e fshatit Ozormisht do të jetë pa rrymë nga ora 09:00 deri në orën 14:16.
Ndërprerje është paralajmëruar edhe në një pjesë të fshatit Strimnicë, në zonën pranë objekteve afër xhamisë, nga ora 09:30 deri në orën 14:00.


