Në Strazhë bie borë, shoferët të jenë të kujdesshëm në rrugët malore

Sonte në mbrëmje filloi të bie borë në rajonet më të larta të Maqedonisë perëndimore, dhe sipas informacioneve, më së shumti po bie borë në Kodrën e Diellit

 

Një video e regjistruar rreth orës 18 të mbrëmjes në qafën malore të Strazhës, në rrugën Gostivar-Kërçovë, tregon se shoferët duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm për shkak të kushteve të dimrit.

 

Sipas dëshmive të shoferëve që kanë kaluar në këtë segment, bora nuk po qëndron në rrugë për momentin, kështu që trafiku po zhvillohet pa probleme të mëdha