NBA në prag të sezonit të ri/ LeBron James debuton me Philadelphian, 10 pikë e 5 asist vetëm në periodën e parë ndaj Brooklyn Nets

LeBron James bën debutimin e tij me fanellën e skuadrës së re në kampionatin amerikan të basketbollit, NBA.

‘The King’ që është transferuar te Philadelphia 76ers  pasi u largua nga Los Angeles Lakers zbriti në pankinë në ndeshjen me Brooklyn Nets, një sfidë që ishte në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri në ligën më spektakolare të basketbollit në botë.

James, tashmë 42 vjeçar u aktivizua për vetëm 18 minuta në parket duke shënuar 10 pikë dhe duke dhënë 5 asist dhe të gjitha këto u regjistruan brenda 12 minutëshit të parë të sfidës duke treguar se është tashmë në qendër të lojës dhe se është vënë menjëherë në dispozicion të shokëve të tij të skuadrës.

Po kështu bëri debutimin me Philadelphian edhe Jaylen Broën që shënoi 18 pikë, ndërsa në fazën finale të ndeshjes në parket qëndruan vetëm lojtarët rezervë, ndërsa ndeshja u mbyll me rezultatin 114-108 në favor të Brooklyn Nets.