Në kuadër të platformës tradicionale të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut me intelektualët shqiptar, ministri Agon Ferati, ishte i ftuar special në takimin me përfaqësues të shoqërisë civile dhe botës akademike.
Gjatë takimit, pjesëmarrësit patën mundësinë të shkëmbejnë mendime dhe të zhvillojnë një diskutim të hapur me ministrin Ferati mbi zbatimin e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, rëndësinë e saj për avancimin e marrëdhënieve ndëretnike dhe çështje të aktualitetit politik në vend.
Ministri Ferati vlerësoi rëndësinë e dialogut të hapur me intelektualët, akademikët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, duke theksuar se shkëmbimi i ideve dhe përvojave kontribuon në forcimin e bashkëpunimit, mirëkuptimit dhe ndërtimit të një shoqërie gjithëpërfshirëse dhe të qëndrueshme.



