Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, vizitoi Poliklinikën e Bit Pazarit, ku së bashku me drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Samir Iseni, diskutuan për nevojat aktuale të institucionit dhe mundësitë për përmirësimin e kushteve dhe shërbimeve për qytetarët.
Gjatë vizitës u bisedua për mundësitë e sigurimit të pajisjeve të reja, renovimin dhe modernizimin e objekteve, si dhe për përforcimin e kuadrit profesional, si segmente të rëndësishme për avancimin e funksionimit të Poliklinikës së Bit Pazarit.
“Jemi çdo ditë në terren, aty ku janë nevojat e qytetarëve. Sot në Poliklinikën e Bit Pazarit diskutuam konkretisht për pajisje të reja, renovimin dhe modernizimin e objekteve, si dhe për përforcimin e kuadrit profesional. Për ne është e rëndësishme që nevojat t’i dëgjojmë dhe identifikojmë drejtpërdrejt, e më pas t’i kthejmë në projekte dhe punë konkrete në shërbim të qytetarëve”, deklaroi Mexhiti.






