Mercedes tallet me Ferrarin në rrjetet sociale, por ‘del huq’, fshin gjithçka pas tërheqjes së Russell

E diela e çmendur e Çmimit të Madh të Bahreinit në Formula 1 që u zhvillua në Malajzi për shkak të situatës gjeopolitike në Lindjen e Mesme, pati një episod në rrjetet sociale me protagonist Mercedes. Skuderia gjermane tentoi të thumbojë Ferrarin, por e gjitha iu kthye kundër si boomerang dhe kështu tallja përfundoi në mënyrën më të keqe të mundshme.

Gjatë xhiros së parë të formatimit nën reshjet e Sepangut, një defekt në softëare shkaktoi probleme te njësia e fuqisë së motorit të disa makinave, mes të cilave edhe Ferrari i Lewis Hamilton që u detyra të bëjë një ‘reset’ të përkohshëm në anë të pistës. Mercedes përfitoi menjëherë nga rasti për të postuar një mesazh sarkastik: ‘Procedura e startit u pezullia sepse disa makina me motorët Ferrari jane ndalur në anë të pistës’ , të shoqëruar me një emoticon sarkastik.

Por përgjigjja e komunitetit të F1 nuk vonoi; përdoruesit e platforëms përgënjeshtruan menjëherë postimin të cilit iu shtua edhe kontestimi i tyre që e vunë në duke se ky defekt kishte goditur edhe konstruktorë të tjerë si Red Bull dhe McLaren dhe jo vetëm ato me motorët Ferrari. Dhe në fakt, më pas erdhi edhe konfirmimi i FIA që bënte të ditur se defekti nuk ishte faji i skuadrave.

Ai që kompletoi kundërsulmin ishte verdikti i pistës; me prishjen e njësisë së fuqisë së motorit dhe tërheqjes nga gara e George Russell, Mercedes u detyrua të fshijë postimin.