Mehmetaj: Ligji i PDK-së për Specialen është anti-kushtetues, dikush e ka bërë qëllimshëm

Gazetari Lirim Mehmetaj ka thënë se Ligji i propozuar nga PDK-ja për Gjykatën Speciale në anti-kushtetues.

Mehmetaj tha sot në një shkrim në rrjetin social Facebook se Ligji është krejtësisht i pavlefshëm, ndërsa theksoi se dikush e ka bërë qëllimshëm shkeljen.

“Tashmë është e qartë se Ligji i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për Gjykatën Speciale është në shkelje të plotë të Kushtetutës së Kosovës, më saktësisht me nenin 162 te saj. Dhe është krejtësisht i pavlefshëm. Madje është në shkelje të thellë të Kushtetutes në disa nene të tij”, ka thënë Mehmetaj.

 

“Po sipas nenit 162 të Kushtetutës, pika 3, ligji do t’i referohet Gjykates Kushtetuese të Gjykatës Speciale, sepse kjo Gjykate ka juridiksion ekskluziv për referime kushtetuese që lidhen me mandatin, juridiksionin, strukturën ose funksionimin e Speciales. Kjo gjykatë do ta shpall të pavlefshëm ligjin”, ka deklaruar ai.