Liverpooli po shqyrton mundësinë e transferimit të mesfushorit të Barcelonës, Gavi, në verën e vitit 2027.
Sipas “Sport FR”, klubi anglez e sheh 22-vjeçarin si një alternativë të mundshme për Alexis Mac Allisterin, i cili ende nuk ka marrë ofertë për rinovimin e kontratës nga Liverpooli.
Gavi thuhet se ka humbur hapësirë në formacionin e Barcelonës nën drejtimin e Hansi Flickut, pas ardhjes së Rodrit në skuadrën katalanase.
Megjithatë, transferimi i mesfushorit spanjoll nuk pritet të jetë i lehtë, pasi kontrata e tij me Barcelonën është e vlefshme deri në vitin 2030.
Mbetet të shihet nëse Liverpooli do ta konkretizojë interesimin për Gavi-n, apo nëse mesfushori do të vazhdojë karrierën te Barcelona.


