Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka deklaruar se të gjithë personat që mund të kenë bërë lëshime në trajtimin e rastit të Arlinda Zekajt do të japin llogari, nëse konstatohen shkelje.
Duke folur në RTV Dukagjini, Gashi ka bërë të ditur se është autorizuar një koordinator brenda zyrës së tij për të shqyrtuar të gjitha veprimet hetimore që nga fillimi i rastit.
Ai ka paralajmëruar se brenda disa ditësh, të mërkurën ose të enjten, do të ketë një deklarim lidhur me veprimet që do të ndërmerren ndaj personave përgjegjës, nëse konstatohen lëshime.
“Brenda disa ditëve, nesër ose pasnesër, do të dalim me një deklaratë sa i përket veprimeve që do t’i ndërmarrim për personat përgjegjës, nëse ka lëshime eventuale”, ka thënë Gashi.


