Koreja e Veriut ka lëshuar disa raketa të dyshuara balistike, njoftoi sot ushtria e Koresë së Jugut.
Sipas agjencisë së lajmeve Yonhap, e cila citon Shtabin e Përgjithshëm të ushtrisë së Koresë së Jugut (JCS), raketat u lëshuan në drejtim të Detit Lindor, i njohur gjithashtu si Deti i Japonisë.
Raketat u lëshuan nga zona e Phenianit dhe përshkuan një distancë prej më shumë se 900 kilometrash, raportoi Yonhap.
“Ushtria e Koresë së Jugut ka shtuar mbikëqyrjen për t’u përgatitur për lëshime të tjera të mundshme dhe po ruan gatishmërinë e plotë, ndërsa shkëmben nga afër informacion me Shtetet e Bashkuara dhe Japoninë“, deklaroi JCS.
Ministria japoneze e Mbrojtjes bëri të ditur se raketat besohet të kenë rënë në det, jashtë zonës ekskluzive ekonomike të Japonisë.
Koreja e Veriut kishte lëshuar të paktën një raketë balistike në të njëjtin drejtim edhe më 3 tetor.


