Nga 5 deri më 11 tetor, në kuadër të fushatës ndërkombëtare të ROADPOL-it „Focus on the Road“, Ministria e Punëve të Brendshme po zhvillon kontrolle të intensifikuara në trafik, me fokus në përdorimin e parregullt të telefonave celularë, kufjeve dhe pajisjeve të tjera elektronike gjatë pjesëmarrjes në trafik.
Fushata po zhvillohet njëkohësisht në 34 shtete evropiane, me një qëllim të përbashkët – uljen e rreziqeve të shkaktuara nga shpërqëndrimi i vëmendjes dhe rritjen e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
Shkrimi i mesazheve, bisedat telefonike, kontrollimi i njoftimeve ose përdorimi i rrjeteve sociale gjatë drejtimit të automjetit e shpërqëndrojnë vëmendjen nga rruga. Mjaftojnë vetëm disa sekonda pakujdesi që shoferi të mos e vërejë me kohë rrezikun dhe të reagojë.
Ministria e Punëve të Brendshme u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik të jenë të përgjegjshëm dhe plotësisht të përqendruar në rrugë.
Mos lejoni që një shikim në ekran të bëhet shkak për tragjedi rrugore.
Vozitni me kujdes – shikoni rrugën.
Telefonin lëreni për më vonë.


