Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime Ujore dhe Shërbime të Menagementit të Mbeturinave Komunale të Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) ka sjellë një vendim me të cilin zvogëlohet çmimi me pakicë i derivateve të naftës mesatarisht për 1,89% në krahasim me vendimin e datës 19.10.2026.
Benzina nga mesnata lirohet për 5 denarë për litër, ndërsa çmimi i dizelit mbetet i paprekur, sipas çmimoreve të reja të Komisionit Rregullator për Energjetikë.
Me këtë vendim, çmimi me pakicë i EUROSUPER BS-98 do të jetë 93 denarë për litër, ndërsa EURODIZEL edhe më tutje do të shitet me 99 denarë për litër.
Për pesë denarë ulet edhe çmimi i EUROSUPER BS-95.
Sipas metodologjisë së llogaritjes, çmimet me pakicë të derivateve të naftës ulen mesatarisht për 1,89 për qind.
Nga data 27.10.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
* Benzinë motorike EUROSUPER BS – 95: 91,00 denarë/litër
* Benzinë motorike EUROSUPER BS – 98: 93,00 denarë/litër
* Karburant dizel EURODIZEL BS (D-E V): 99,00 denarë/litër
* Vaj për djegie Ekstra i lehtë 1 (EL-1): 110,00 denarë/litër
* Mazut M-1 NS: 54,273 denarë/kilogram
Çmimet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 ulen për 5,00 den/litër.
Çmimi me pakicë i EURODIZEL-it (D-E V) nuk ndryshon.
Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për shtëpi (EL-1) ulet për 0,50 den/litër.
Çmimi me pakicë i Mazutit M-1 NS rritet për 0,694 den/kg dhe tani do të jetë 54,273 den/kg.


