Ish-banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Kader Kicaj, dhe ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Brikenda Selmanaj, kanë bërë një rikthim të papritur në Prizren, duke shkaktuar entuziazëm mes ndjekësve të tyre.
Ky takim i veçantë është ndarë nga Kaderi në llogarinë e saj në Instagram, ku publikoi disa fotografi me Brikendën, duke e shoqëruar postimin me mbishkrimin intriguese “Reunion Prizrenalike”.
Fotografitë e dyshes tregojnë momentet e tyre të lumtura, ku ato shfaqen të buzëqeshura dhe të kuruara me stil, duke tërhequr vëmendjen e madhe në rrjetet sociale.
Ky takim ka ngjallur shumë kuriozitet, duke bërë që ndjekësit të pyesin për detaje të tjera rreth marrëdhënies së tyre dhe përvojave që kanë kaluar pas përfundimit të spektakleve.

Kujtojmë se Kaderi dhe Brikenda u bënë të njohura për publikun përmes pjesëmarrjes në formatet e njohura të “Big Brother VIP”, ku secila ka lënë gjurmë të veçanta në historinë e këtij reality show.
Me rikthimin e tyre në skenën publike, fansat janë të etur për të parë se çfarë do të ndodhë më tej me dyshen e njohur, e cila ka krijuar një lidhje të veçantë gjatë kohës në reality show.


