Kader mahnit me veshjen e saj të guximshme rozë

Kader Kicaj, ish Miss Prizreni dhe ish-banore e Big Brother VIP Kosova, e ka ndezur sërish Instagramin me një foto të saj të fundit.

Modelja ka zgjedhur një set të guximshëm rozë, teksa pozon përpara pasqyrës, duke shfaqur format e saj elegante.

Në këtë pamje, Kader duket se ka kombinuar një ‘Cami pj short set’ nga Fashionnova, me detaje të ëmbla të printuara, të cilat e bërë paraqitjen akoma edhe më delikate.

Flokët e saj të lëshuara dhe aksesorët e artë si vathët, nxjerrin më në pah bukurinë natyrale të modeles kosovare.

E njohur për shijen e saj në modë, Kicaj shpesh ndan me ndjekësit e saj pamje të ndryshme që pasqyrojnë stilin e saj unikal dhe tërheqës.

Edhe këtë herë, ajo ka arritur të tërheqë vëmendjen me veshjen e përzgjedhur.

Kader di si të spikasë me zgjedhjet e saj në modë, duke lënë kështu një gjurmë të fortë në industrinë e modelingut dhe të showbiz-it kosovar.

Ky postim i fundit vetëm sa e përforcon këtë reputacion të saj si një ikonë e vërtetë e stilit. /InfoKosova/

Kader Kicaj