Një takim katërpalësh mes delegacioneve të Turqisë, Arabisë Saudite, Pakistanit dhe Iranit filloi në kryeqytetin iranian, Teheran, ku bisedimet pritet të përqendrohen te siguria rajonale, aktivitetet e Izraelit në rajon dhe zhvillimet në Palestinë e Liban, transmeton Anadolu.
Takimi i organizuar nga sekretari i Këshillit të Lartë të Sigurisë Kombëtare të Iranit, Mohsen Rezaei, mblodhi delegacionet e Turqisë, Arabisë Saudite dhe Pakistanit.
Në takim marrin pjesë presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi ndërsa Turqia përfaqësohet nga drejtori i Organizatës Kombëtare të Inteligjencës (MIT), Ibrahim Kalin, Arabia Saudite nga ministri i Mbrojtjes, princi Khalid bin Salman dhe Pakistani nga shefi i Shtabit të Ushtrisë, Asim Munir.


