“Nuk janë fjalët, por prania, ajo që ka rëndësi!”. Ky është mesazhi që Jonida Vokshi ka zgjedhur të ndajë në rrjetet sociale, në një moment kur mikeshja e saj e afërt, Monika Lubonja, ndodhet në qendër të vëmendjes, shkruan IndeksOnline.
Megjithatë, mesazhi është interpretuar si një shenjë mbështetjeje për aktoren, ndërsa situata e saj vijon të jetë në fokusin e opinionit publik.
Vokshi duket se ka zgjedhur të mos bëjë një deklaratë të gjatë apo të komentojë publikisht mbi atë që po ndodh, por të përcjellë një mesazh të shkurtër për rëndësinë e pranisë në momente të vështira.
Një postim i thjeshtë, por që përcjell idenë se mbështetja ndaj një personi të afërt nuk ka gjithmonë nevojë të shprehet me fjalë apo publikisht.



