Një i dënuar 62-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e 22 tetorit në burgun e Këshanjës, në rajonin e Kumanovës.
Sipas Sektorit për Punë të Brendshme (SPB) në Kumanovë, rasti është raportuar në polici në orën 07:20. I ndjeri, me inicialet A.S., ishte nga fshati Bansko i rajonit të Strumicës.
Me urdhër të prokurorit publik, trupi është dërguar në Mjekësinë Ligjore për obduksion, me qëllim të përcaktimit të shkakut të vdekjes.
Në vendin e ngjarjes ka kryer këqyrje një ekip i SPB-së së Kumanovës.


