Grupi Huthi në Jemen mori përsipër një sulm me raketa balistike të martën në Aeroportin Ndërkombëtar Abha në Arabinë Saudite jugperëndimore, transmeton Anadolu.
Ai paralajmëroi kompanitë ajrore ndërkombëtare që të mos operojnë fluturime përmes hapësirës ajrore saudite, duke pretenduar se ajo është bërë një zonë për operacione ushtarake të Huthive.
Saree tha se forcat Huthi qëlluan disa raketa balistike në ato që ai i përshkroi si përqendrime ushtarake saudite në kampin Al-Daghareer në Jazan në Arabinë Saudite jugperëndimore. Ai pretendoi se sulmet shkaktuan dhjetëra viktima në mesin e forcave saudite.
Nuk ka pasur asnjë koment të menjëhershëm nga Arabia Saudite mbi pretendimet e rebelëve Huthi.


