Gjini: Situatat me Specialen, presidentin dhe zgjedhjet ishin të programuara

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini ka deklaruar se situata me Gjykatën Speciale, zgjedhjet si dhe presidentin, sipas tij, kanë qenë të gjitha të programuara.

Ai shtoi se këtë gjë e ka potencuar qysh herët.

“Kam qenë te Grupi Parlamentar, kemi biseduar me të gjithë kolegët, po që ky është një kaos i programuar, e kam thënë edhe më herët, fatkeqësisht gjendemi në një situatë e cila është tepër e ndërlikuar, e kemi situatën me Gjykatën e Hagës, situatën me presidentin, zgjedhjet, të gjitha kanë qenë të programuara, fatkeqësisht”, tha Gjini, raporton Klan Kosova.