Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, në prag të fillimit të debati për amendamentet e ribilancimit të dytë të Buxhetit në Komisionin parlamentor për financim dhe buxhet, akuzoi se gjendja e financave shtetërore është përkeqësuar seriozisht.
Gjithnjë e më shumë po del në dritë se Buxheti është në gjendje katastrofale. Mungojnë gati një miliard euro, domethënë 900 milionë euro“, deklaroi Filipçe.
Ai pretendoi se problem shtesë është gjendja në Fondin e Sigurimeve Pensionale dhe Invalidore, ku, sipas tij, për pagesën e pensioneve mungon edhe rreth një miliard euro.
„Stabiliteti i Buxhetit është i kërcënuar seriozisht dhe gjithnjë e më shumë po hapet pyetja se nga dhe nga cilat burime në periudhën e ardhshme do të paguhet pagat dhe pensionet“, tha lideri i LSDM-së.
Filipçe kritikoi edhe faktin që para fundit të vitit po sjellin ribilancimin e dytë, duke vlerësuar se në këtë periudhë shtetet e tjera tashmë po përgatisin buxhetet për vitin 2027.
„Nuk ka provë më të madhe për menaxhim të keq të Buxhetit, financave dhe ekonomisë se sa ky ribilancim i dytë“, tha Filipçe, duke shtuar se, sipas tij, po realizohen paralajmërimet që LSDM-ja i kishte nxjerrë qysh në ribilancimin e korrikut.


