Erzen Elezi siguron paisje të reja mjekësore për Spitalin Klinik të Tetovës

Drejtori i Spitalit Klinik të Tetovës, Erzen Elezi përmes një postimi ka ndarë lajmin se në Spitalin Klinik të Tetovës janë siguruar paisje  dhe instrumente të reja për realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale. Këto paisje përfshijnë komplete për operacione të hapura në Kirurgjinë A dhe B, Urologji dhe Gjinekologji, si dhe instrumente për ndërhyrje laparoskopike në kirurgjinë e përgjithshme, digjestive dhe urologji, shkruan Top24

Pajisje të reja mjekësore në Spitalin Klinik të Tetovës!
Pas shumë vitesh, falë angazhimit të drejtorisë së spitalit, sot kemi pranuar pajisje dhe instrumente të reja për realizimin e ndërhyrjeve kirurgjikale.
Pajisjet përfshijnë komplete për operacione të hapura në Kirurgjinë A dhe B, Urologji dhe Gjinekologji, si dhe instrumente për ndërhyrje laparoskopike në kirurgjinë e përgjithshme, digjestive dhe urologji.
Të gjitha pajisjet janë prodhuar nga RUDOLF Medical, Gjermani, kompani e mirënjohur për pajisjet dhe instrumentet mjekësore.
Investojmë në pajisje moderne, për kushte më të mira pune dhe shërbime më cilësore për pacientët tanë!