E pabesueshme në ATP Pekin/ Medvedev skualifikohet se goditi spektatorin, Djokovic kalon në finale

Novak Djokovic kualifikohet për në finalen e turneut të ATP Pekin duke konfirmuar pathyeshmërinë e tij në këtë kompeticion.

Tenisti serb u përball në gjysmëfinale me Daniil Medvedev ku fundi i ndeshjes shënoi një moment të pabesueshëm.

Kur ndeshja ishte me shifrat 7-5; 5-3 në favor të Djokovic, në game-in e 9 me rezultatin 15-15, në një moment zemërimi, Medvedev hidhi një top në tribunë duke goditur papritur një spektator në një sy duke e detyruar atë të largohet nga arena i shoqëruar nga 3 punonës të sigurisë.

Pas kësaj tenisti rus u skualifikuar nga gjyqtari i ndeshjes dhe supervizori i turneut dhe kështu Djokovic u kualifikua për në finalen e kompeticionit ku do të përballet me australianin Alex De Minaur. Për tenistin serb kjo është hera e 7 që arrin në finalen e turneut ATP të Pekinit.