Dimovska nga Roma: Zbatim konsekuent i standardeve etike

Në kuadër të Konferencës së kryetarëve të parlamenteve dhe sekretarëve të përgjithshëm të vendeve anëtare të Këshillit të Evropës, që po mbahet në Romë, u mbajt Takimi i rregullt i sekretarëve të përgjithshëm të parlamenteve, në të cilin mori pjesë sekretarja e përgjithshme e Kuvendit, Marina Dimovska.

Fokusi i takimit, siç njofton pres shërbimi i Kuvendit, ishte transparenca, integriteti dhe etika si elementë kryesorë për rivendosjen e besimit publik në parlamentet. Fjalimi i hapjes u mbajt nga Despina Haxhivasiliu, sekretare e përgjithshme e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, e ndjekur nga fjalimi i Fabricio Kastalldi, sekretar i përgjithshëm i Dhomës së Deputetëve të Italisë dhe Federiko Silvio Toniato, sekretar i përgjithshëm i Senatit të Republikës së Italisë, si dhe shkëmbimi i përvojave midis parlamenteve.

Dimovska nga Roma: Zbatim konsekuent i standardeve etike

“Në pjesën e planifikuar për debat, Dimovska mbajti fjalim në të cilin theksoi rëndësinë e transparencës, integritetit dhe sjelljes etike për forcimin e besimit të qytetarëve në Dhomën Ligjvënëse. Theksoi veçanërisht miratimin e Kodit të ri Etik për deputetët në Kuvend, avancimin e aksesit në informacionet dhe shërbimet digjitale, por theksoi se gjëja më e rëndësishme është zbatimi i vazhdueshëm i përditshëm i standardeve etike. Ajo theksoi se përpjekjet për institucionet e forta demokratike, sundimin e ligjit dhe mbikëqyrjen efektive parlamentare janë gjithashtu me rëndësi thelbësore për progresin drejt anëtarësimit në BE, duke theksuar se besimi i qytetarëve ndërtohet çdo ditë, përmes punës së përgjegjshme, transparente dhe llogaridhënëse. Konkludoi se besimi nuk është diçka që kërkohet thjesht nga qytetarët, por vlerë që meritohet çdo ditë”, thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Dimovska e trajtoi edhe rolin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe Qendrës Evropiane për Kërkim dhe Dokumentacion Parlamentar – ECPRD – në shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e kapaciteteve parlamentare.

Në agjendën e Takimit ishte shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të Përkohshëm Vjetor mbi punën e Qendrës Evropiane për Kërkim dhe Dokumentacion Parlamentar për periudhën janar 2025 – qershor 2026, si dhe diskutimi dhe miratimi i prioriteteve dhe programit të ECPRD-së për periudhën 2027 – 2028.

Në margjinat e Takimit, Dimovska realizoi disa takime dypalëshe me kolegët e saj, në të cilat biseduan për avancimin e bashkëpunimit midis shërbimeve parlamentare, shkëmbimin e përvojave dhe praktikave të mira dhe shpreson se takimet do të rezultojnë në projekte konkrete për bashkëpunim ndërparlamentar.