Bekim Sejdiu ka mohuar se do të jetë kandidat për president të Kosovës.
Sejdiu ka thënë në një deklaratë për gazetën “Infokus” se e ka njoftuar sërish Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, se është tërhequr nga gara për president.
“I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara”, ka thënë ai.
Deklarata e Sejdiut vjen pasi Kurti, në një konferencë për shtyp, e ka konsideruar atë kandidat për president dhe ka kërkuar gjysmën e votave të deputetëve të PDK-së për të.
Kurti ka thënë se është i bindur që Sejdiu do të rikthehet si kandidat “për ta shpëtuar Kosovën nga zgjedhjet”.


