Një 33-vjeçar është arrestuar në zonën e Gazi Babës në Shkup, pasi gjatë bastisjes së shtëpisë së tij policia ka gjetur një bombë dore.
Nga SPB Shkup bëjnë të ditur se më 1 tetor, rreth orës 19:35, është privuar nga liria B.S. (33) nga Shkupi.
Gjatë kontrollit të kryer me urdhër gjykate në banesën e tij, policia ka gjetur dhe konfiskuar një bombë dore të tipit “kashikarë”.
33-vjeçari është ndaluar në stacionin policor, ndërsa pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.


