Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka prezantuar disa nga projektet prioritare për vendbanimin e Miletinës, duke vënë në fokus zhvillimin lokal dhe përmirësimin e kushteve për qytetarët.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Jahiji ka përcjellë mesazhin e bashkëpunimit dhe angazhimit për realizimin e projekteve që synojnë një të ardhme më të mirë për Miletinën dhe gjithë Komunën e Bërvenicës.
“Bashkë për Miletinën! Bashkë për Bërvenicën! Bashkë drejt FITORES SË MADHE!”, është mesazhi i kandidatit Arkin Jahiji në kuadër të fushatës së tij.


