Arkin Jahiji: Bashkimi është forca jonë, bashkë për të ardhmen e Bërvenicës!

Kandidati për kryetar të Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji, ka përcjellë një mesazh për bashkim, unitet dhe përgjegjësi të përbashkët përmes një postimi në rrjetet sociale, duke u bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të bashkuar për të ardhmen e komunës.

Nën sloganin “Bashkë për Bërvenicën – Voto 6”, Jahiji thekson se forca e vërtetë qëndron te bashkimi i qytetarëve, përtej çdo dallimi, me synimin për të mbrojtur interesat e përbashkëta, familjet dhe të ardhmen e fëmijëve.

“Zëri i popullit është forca jonë, ndërsa e ardhmja e Bërvenicës është përgjegjësia jonë e përbashkët”, thuhet në mesazhin e kandidatit, i cili vë në pah rëndësinë e mbështetjes qytetare dhe angazhimit të përbashkët për komunën.

Me mesazhin “Bashkimi është forca jonë!”, Arkin Jahiji përsërit thirrjen për unitet dhe bashkëpunim, duke e vendosur të ardhmen e Bërvenicës në qendër të angazhimit të tij politik.