Alarm për shtetasit e Maqedonisë në Arabinë Saudite: Sulme me raketa dhe dronë, ambasada lëshon paralajmërim urgjent

Ambasada e Maqedonisë së Veriut në Abu Dhabi ka paralajmëruar shtetasit që qëndrojnë në Arabinë Saudite, veçanërisht në Riad, të tregojnë kujdes maksimal për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe sulmeve me raketa e dronë.

Qytetarëve u kërkohet të respektojnë udhëzimet e autoriteteve saudite, të strehohen në ambiente të mbyllura gjatë alarmit dhe të shmangin tubimet publike, objektet ushtarake dhe zonat kufitare me Jemenin.

Ambasada paralajmëron se është rreptësisht e ndaluar fotografimi, filmimi dhe publikimi i pamjeve nga sulmet, pasi shkeljet mund të ndëshkohen sipas ligjeve lokale. Objektet e dyshimta dhe mbetjet e raketave apo dronëve duhet t’u raportohen autoriteteve.

Për shkak të anulimeve dhe vonesave të mundshme të fluturimeve, udhëtarët këshillohen të kontaktojnë kompanitë ajrore para nisjes drejt aeroportit të Riadit.

Për ndihmë urgjente, shtetasit mund të kontaktojnë ambasadën në numrin: +971 56 441 7532.